Skip to content

Erion Veliaj thyen heshtjen nga burgu, i dërgon letër publike Belinda Ballukut!

# Erion Veliaj i drejtohet me letër publike Belinda Ballukut: Kërkon miratimin e operacionit në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar një letër publike ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, përmes së cilës kërkon ndërhyrjen e saj për të mundësuar kryerjen e një operacioni në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe familjes.

Në letrën e publikuar, Veliaj pretendon se prej rreth një muaji po mbahet në izolim në IEVP-në e Fierit, pavarësisht se ka një këmbë të thyer dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale.

LEXO EDHE:  Urgjente! Jep dorëheqjen nga kryetar personazhi i lartë i Partisë Demokratike (Foto)

Ai shprehet se kërkesat e tij të përsëritura drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit Gogu dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje.

LEXO EDHE:  Kur nis dëbora? Meteorologu e zbulon

Veliaj pretendon gjithashtu se brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ekziston perceptimi se vendimet e rëndësishme nuk merren më nga kryeministri, por se për zgjidhjen e çështjeve duhet t’i drejtohen Belinda Ballukut.

Duke iu referuar kësaj situate, ai thotë se po i drejtohet Ballukut me kërkesën për të miratuar transferimin e tij në Tiranë, ku dëshiron të kryejë operacionin pranë mjekut që e trajton dhe të jetë më afër familjes.

LEXO EDHE:  Ish Zevendesministri zbulon sk*ndalin e rende ndaj Gruas se Edi Ramës: Ja cfare po fsheh Linda Rama

Në fund të letrës, Veliaj e nënshkruan veten si “socialisti me duar të lidhura”, duke e mbyllur mesazhin me një ton kritik ndaj situatës në të cilën pretendon se ndodhet.

**Më poshtë letra e plotë e Erion Veliajt:**

Published inLAJMI