Skip to content

Spiropali akuzoi Ballukun se i bëri presion përmes drejtorëve të saj, reagon kreu i Tatimeve: Deputetja dhe bashkëshorti kërcënuan

Një tjetër ‘front lufte’ hapi Elisa Spiropali në Partinë Socialiste duke akuzuar Belinda Balluku për presione ndaj familjes së saj duke përdorur institucionet shtetërore dhe drejtorët besnikë që i ka emëruar në pozicione kyçe. Duke folur në një intervistë për “Top Story”, Spriopali artikuloi për herë të parë me emër Belinda Ballukun, duke thënë se i ka ushtruar presion asaj dhe familjes, përmes drejtorit të Tatimeve, Ilir Binaj, të cilin publikisht e quajti “të emëruarin personal” të ish-zv-kryeministres.

“Të pandehur, me dosje, me problematika të rënda me drejtësinë, mund ende të përdorin institucionet e shtetit shqiptar për t’i bërë presion deri edhe ish-kryetares së Kuvendit, deputetes së Partisë Socialiste. Atëherë, çfarë ndodh me individët që protestojnë në rrugët e Shqipërisë? Kush u shkon atyre në derë? Kush u shkon? Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili është i emëruari personal i Belinda Ballukut, ministri që është i emëruar prej saj, apo qeveria e cila është brenda kësaj gjykatëse”, deklaroi dje Spiropali në një intervistë për Top Story.

Por, më i ashpër ishte reagimi i kreut të Tatimeve. Binaj në një reagim në rrjete, shkruan se me Ballukun nuk ka zhvilluar kurrë asnjë takim, por sipas tij ka qenë Spiropali dhe bashkëshorti i saj kanë ushtruar presion ndaj Tatimeve dhe inspektorëve pasi në kontrollet që janë ushtruar në bizneset e saj janë “evidentuar dyshime të arsyeshme për evazion tatimor të përmasave të mëdha.”

Published inLAJMI