Skip to content

Berisha: Po i mohojnë ndërhyrjen mjekësore, ndëshkim se nuk dorëzoi Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj dhe Sali Berisha

Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku se po pengojnë ndërhyrjen e nevojshme mjekësore për Erion Veliajn, i cili ka frakturë në këmbë. Reagimi i Berishës erdhi pas letrës publike që kryebashkiaku i kishte shkruar Ballukut, ku me ironi i kërkonte ndihmë për ta lejuar që të operohej në Tiranë.

Berisha shkruan se Rama dhe deputetja Belinda Balluku po mbajnë qëndrim çnjerëzor ndaj kryebashkiakut. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se leja për të bërë operacion në këmbë, nuk po i aprovohet Veliajt, si ndëshkim pasi kundërshtoi të dorëzojë Bashkinë e Tiranës”

“Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të standardeve më të zeza,, por edhe qëndrimin absolutisht çnjerëzor të prokurorëve të çështjes, të cilët heshtin para këtij krimi shtetëror” shkruajti Berisha.

Në përfundim ai thotë se Komiteti Anti-torturë, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut pranë KiE-së, OSBE-së, OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar duhet të ndërhyjnë për të garantuar trajtimin ligjor të Veliaj, jeta e të cilit sipas Berishës, është në rrezik të lartë nga dyshja Rama-Balluku.

Reagimi i plotë:

Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama-Lubia!

Lubia dhe Palloshi i saj i gjatë Edvin Balluku rikthejnë standardet më të zeza e më çnjerëzore të diktaturës më të egër në qëndrimin ndaj të burgosurit Erion Veliaj.

Të dashur miq, avokati i të burgosurit Erion Veliaj dhe së fundmi edhe vetë ai, me një letër drejtuar Lubi Ballukut, akuzojnë Lubinë dhe Ramën se nuk i lejojnë ndërhyrjen e domosdoshme në këmbën e thyer, si ndëshkim për kundërshtimin e urdhrave të tyre për t’ia dorëzuar Bashkinë e Tiranës benjaminit të tyre, Arbër Hajdari. Me këtë qëndrim çnjerëzor ndaj një të burgosuri me frakturë të kërcirit, dyshja famëzezë Lubi dhe Edvin Balluku dëshmojnë se e duan të vdekur sa më parë Erion Veliajn.

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të standardeve më të zeza, shtazore, të bastardëve të bllokmenëve hoxhistë, por edhe qëndrimin absolutisht çnjerëzor të prokurorëve të çështjes, të cilët heshtin para këtij krimi shtetëror. U bëj thirrje Komitetit Antitorturë, Komisionerëve për të Drejtat e Njeriut pranë KiE-së, OSBE-së, OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar trajtimin ligjor të të burgosurit Erion Veliaj, jeta e të cilit është në rrezik të lartë nga dyshja shtazore Lubi dhe Edvin Balluku.

Published inLAJMI