Skip to content

Konfirmohet rasti i parë i m*laries, dyshohet edhe për…

Është konfirmuar rasti i parë i malaries në Shqipëri. Sipas burimeve për Top Channel, bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe aktualisht ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

LEXO EDHE:  Aulon Kalaja: Po blihen ditët e lirisë së saj jashtë burgut

Pacienti është nën kujdesin e stafit mjekësor dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast të dytë, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë dyshim.

LEXO EDHE:  Rama tallet me opozitën: Nuk i pranojnë t’i afrohen protestës, nuk janë as fizikisht, as politikisht

Rasti i konfirmuar rikthen vëmendjen te malaria, një sëmundje infektive që prej dekadash nuk është e pranishme në Shqipëri si sëmundje me transmetim endemik.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rastet e evidentuara ndër vite në vend kanë qenë kryesisht të importuara, të lidhura me persona që kanë udhëtuar në zona ku malaria është e përhapur. Top Channel

Published inLAJMI