Skip to content

Skënder Hita

Përdorimi i mjeteve speciale nga Policia e Shtetit gjatë protestave të fundit ka nxitur debate të forta politike dhe publike, teksa pikëpyetjet mbi origjinën e tyre u ngritën sot gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Zhurmës dhe pretendimeve se këto pajisje erdhën si ndihmë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, i është përgjigjur duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për blerje nga buxheti i shtetit dhe as për dhuratë, por për mjete të marra në përdorim nga strukturat partnere.

LEXO EDHE:  I vetëm, trim në protestë: Ku janë këto partitë e vogla? Apo do tia lëmë qeverinë Qorit? S’vjen asnjë! Hapni sytë vëllezër e motra (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij në komision, Hitaj u shpreh:

“Zero lekë nga buxheti i shtetit për këto mjete. Përderisa nuk është shpenzuar asnjë lek, s’ka vend për diskutim. Policia përdor pajisjet speciale që ka në dispozicion dhe i përdor ato në bazë të ligjeve dhe dokumenteve përkatëse. Këtu përfshihen mjetet speciale, autobotet, dronët dhe mjetet e tjera që përdoren gjatë protestave. Ato janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar.”

LEXO EDHE:  Në jetë reale ajo femër të zhgënjen! Pas deklaratës së Ori Nebiajt, Arbana Osmani i kthehet “flakë për flakë”

Pavarësisht këmbënguljes së anëtarëve të komisionit për të mësuar emrin e saktë të shtetit që vuri në dispozicion të policisë shqiptare këtë logjistikë (ku përfshihen autobotet me ujë, dronët dhe mjetet e tjera teknike), kreu i Policisë së Shtetit zgjodhi të shmangej, duke mos përmendur asnjë vend konkret.

LEXO EDHE:  Gjenden tre persona të vd*kur në banesën e autorit

Kjo shmangie lan hapësirë për aludime, ndërkohë që në rrjetet sociale dhe mediatike ka qarkulluar gjerësisht lajmi se logjistika speciale dhe mjetet e ndërhyrjes mbërritën pikërisht nga Turqia.

Published inLAJMI