Një mesazh i publikuar nga Arbana Osmani në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen, pasi vjen menjëherë pas deklaratës së Ori Nebiajt, e cila shprehu publikisht zhgënjimin ndaj moderatores.
Ndonëse Arbana nuk ka përmendur asnjë emër dhe nuk ka konfirmuar se postimi i drejtohet ish-koleges së saj, koha e publikimit ka bërë që mesazhi të interpretohet si një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Nebiajt.
Shkëndija e kësaj situate u ndez në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Ori Nebiaj ishte e ftuar në një bisedë me Jonida Maliqin. Gjatë diskutimit, ajo u pyet për personazhe të njohur që, sipas saj, shfaqin një imazh në ekran, por kanë një tjetër sjellje jashtë kamerave.
Në këtë kontekst, Nebiaj përmendi drejtpërdrejt Arbana Osmanin, duke mos e fshehur zhgënjimin e saj ndaj moderatores.
“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, deklaroi Ori Nebiaj.
Pas kësaj deklarate, postimi i Arbanës ka shtuar pikëpyetjet mbi raportin mes dy moderatoreve. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse mesazhi ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Orit apo një reflektim për një situatë tjetër personale.

