Skip to content

Historia prekëse e 17-vjeçarit

Një realitet larg asaj çfarë na pasqyrohet dhe propagandohet nga mazhoranca. Një dramë, mund të thuhet e shoqërisë shqiptare.

17-vjeçari Erindi, u gjobit me 5 milionë lekë nga shteti shqiptar sepse mori pjesë në protestën që mbahet për 163 ditë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Vetëm 17-vjeç dhe me një dëshirë të madhe për të jetuar dhe ndërtuar të ardhmen e tij në Shqipëri, por duket se fati ka rezervuar një sfidë për të riun.

LEXO EDHE:  E fundit! Termet ne qeverinë Rama, zyrtari i lartë jep dorëheqjen, pritet të …

Situata e tij aktuale është sjellë në vëmendje nga gazetari i News24 Osman Stafa, duke treguar edhe realitetin dhe kushtet e vështira ekonomike në të cilën 17-vjeçari jeton.

Me krenari, Erindi tregon se në dhomë mban flamurin kuq e zi. Në kushte shumë të vështira jetese, në një shtëpi ku mungon thuasje gjithçka, pa asnjë mbështetje është i detyruar të jetojë bashkë me babain dhe motrën dhe vëllain, në një situatë sfiduese.

LEXO EDHE:  “Mos u gënjeni nga Elisa Spiropali”, Zaçe Islami flet

Ai tregoi se edhe më parë i kanë prerë edhe dritat, dhe se kanë paguar edhe gjobë. Pas intervistës në “News24”, ku tregoi se ishte gjobitur me 5 milionë lekë, ai tregoi se ishte gjobitur sërish me 50 mijë lekë të vjetra.

Një djalë i ri, një energji dhe shkëlqim që nuk i humbet për asnjë sekondë nga sytë, por i detyruar që jetojë një dramë sociale.

LEXO EDHE:  Jepet lajmi i mirë/ Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale

Eridi tregoi se ka humbur nënën nga kanceri, dhe motra dhe vëllai kanë nevojë për shërbime nga shteti shqiptar, por vetëm motra merr një kemp që nuk i përmbush aspak mundësitë dhe nevojat e saj.

Dhe mbi të gjitha një gjobë që i vjen nga shteti, ndërsa do të duhet t’i dilte në krah kësaj familje përballë kësaj drame.

Ai thotë se do të dalë në protestë, për të ardhmen e tij , për Shqipërinë./BalkanWeb

Published inLAJMI