Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ku një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një përplasjeje.
Sipas policisë, në aksident është përfshirë shtetasi A. S., 46 vjeç, i cili është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi F. K., 24 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas ngjarjes, policia ka arrestuar 46-vjeçarin A. S., ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar. /noa.al
