Skip to content

Falimenton banka e parë dixhitale, mijera qytetarë humbasin kursimet

Një krizë e rëndë financiare dhe sociale ka përfshirë Paraguain pas kolapsit të Ueno Bank, bankës dixhitale që kishte tërhequr miliona klientë me premtimin për shërbime të shpejta dhe akses të menjëhershëm te paratë.

Rreth 3 milionë klientë mbetën pa qasje në fondet e tyre, pasi aplikacioni, ATM-të dhe shërbimet e pagesave u bllokuan pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore të Paraguait. Pagat, kursimet dhe pensionet, që deri atëherë menaxhoheshin me disa prekje në ekran, u bënë të paarritshme.

LEXO EDHE:  Rama shpërblen policët që dhunuan protestuesit, në dy ditë dha 4.5 mln euro. Shihni përfituesit, nga RENEA tek hedhësit e gazit

Ndërhyrja erdhi pasi kapitali i bankës ra në nivele kritike. Sipas akuzave të përshkruara në raportet e para të auditimit, drejtuesit dyshohet se kishin dhënë mbi 150 milionë dollarë kredi të dyshimta dhe pa kolateral për kompani të lidhura me vetë menaxherët dhe grupin kontrollues, Grupo Vázquez.

Për klientët, pasojat ishin të menjëhershme. Shumë familje u përballën me vështirësi për të paguar faturat apo për të blerë ushqime, ndërsa protestuesit kërkuan rikthimin e parave pranë pikave të shërbimit të bankës.

LEXO EDHE:  Ardit Gjebrea del pas disa orësh nga SPAK, cudit me deklaratën: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në …

Skandali mori edhe përmasa politike, duke çuar presidentin Santiago Peña të paraqiste dorëheqjen, mes akuzave për lidhjet me bankën dhe transferimin e fondeve publike drejt saj.

Tashmë shqetësimi kryesor mbetet fati i depozitave. Sipas të dhënave të përmendura, skema vendase e sigurimit mbulon deri në rreth 38 mijë dollarë për person, ndërsa rikuperimi i shumave mbi këtë kufi mbetet i pasigurt.

Rasti i Ueno Bank nxjerr në pah rrezikun që fshihet pas një premtimi teknologjik kur mungojnë kontrollet financiare: një aplikacion i lehtë për t’u përdorur nuk garanton sigurinë e kursimeve. Për miliona klientë, besimi te banka dixhitale u përball me provën më të rëndë pikërisht kur ekrani nuk u jepte më akses te paratë e tyre.

LEXO EDHE:  Horoskopi! Lumë parash për këto 3 shenja! Ja kush do pasurohet deri në fund të vitit

Këto pretendime vijnë në një periudhë kur edhe Shqipëria po përgatitet për një zhvillim të rëndësishëm në sektorin financiar: hyrjen në treg të Jet Bank, e prezantuar si banka e parë dixhitale në vend.

Published inLAJMI