Skip to content

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen sërish me demokratët: Nuk ua lëmë protestën, duan ta rrëmbejnë si në ’90!

Aktualitet

“Arresto Berishën”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Poshtë komunistët” ishin disa nga thirrjet me të cilat protestuesit pritën militantët e PD-së para Ministrisë së Arsimit.

LEXO EDHE:  Mevlan Shanaj ndaj Edi Ramës: Dorëzimi është miklim për ty o mik, ka ardhë koha që ti të

Ata refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët dhe u kërkuan të largoheshin me thirrjet “Ik, ik, ik!”. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe “Poshtë sekretari i partisë”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Vdekje tradhtarëve”.

Në përplasjen me demokratët, disa protestues akuzuan PD-në se po përpiqej t’ua merrte protestën. “Këta duan të rrëmbejnë protestën si në ’90.

LEXO EDHE:  Horoskopi i parave për muajin nëntor

Ne jemi kundër klasës së vjetër politike, Ramës dhe Berishës”, tha një protestues, i cili më pas u shty nga militantët e PD.

LEXO EDHE:  “Skam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta ndaj Milaim Zekës! (Deklarata)

Ai tha se kundërshtimin e kanë me deputetët e PD-së dhe jo me demokratët.

Published inLAJMI