Skip to content

“Kërkesat ranë në vesh të shurdhër”, Veliaj sot për konsultë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, nesër pritet të kryhet operimi

Ditën e sotme, më 22 nëntor, kryebashkiau i Tiranës Erion veliajt pritet të paraqitet në Spitalin Memorial të Fierit për kryerjen e konsultave dhe analizave të nevojshme mjekësore. Ndërsa ditën e nesërme, qytetari numër një i Tiranë pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Ndërkaq, bëhet me dije se kryebashkiakut i është dhënë mundësia që mjeku i zgjedhur prej tij të jetë i pranishëm gjatë përgatitjeve për operacionin më 22 nëntor, gjatë ndërhyrjes më 23 nëntor ose në të dyja ditët.

LEXO EDHE:  Alfred Cako: Ja kur do të bëhet pandemi prap, dhe kur do të ketë luftë të madhe

Sipas njoftimit të ndarë nga Burgjet, vendimi është marrë pas një konsulte të zhvilluar në 18 nëntor në burgun e Fierit.

“Gjatë këtij konsultimi, pacienti nuk ka shprehur kundërshtime”, njoftuan burgjet para dy ditësh, duke shtuar se është dakordësuar mundësia e pranisë së mjekut të përzgjedhur nga Veliaj gjatë kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale.

LEXO EDHE:  Sherri për një kredi përfundon me dhunë – burri sulmon bashkëshorten, qytetarët e filmojnë ngjarjen

Të premten që lamë pas, më 20 nëntor, kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj publikoi një letër të shkruar me shkrim dore nga qelitë e paraburgimit të Fierit, duke iu drejtuar publikisht Belinda Ballukut, që t’i aprovojë transferimin në Tiranë, në mënyrë që të bëjë operacion këmbën dhe të jetë pranë familjes.

LEXO EDHE:  E fundit! Edi Rama bën gati ndryshimin e qeverisë! Dalin emrat e atyre që ikin, dhe postet e mëdha që do merren

Ndërsa shtoi se kërkesat drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit të drejtësisë, Toni Gogu, ranë në vesh të shurdhër.

Published inLAJMI