Skip to content

Triksa ndan lajmin e ndjere per te shtrenjten e saj

Një lajm i ndjerë ka prekur opinionin publik ditën e sotme. Nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer, duke hapur një kapitull të vështirë për familjen e artistes.

Vetë Beatrix ka reaguar përmes rrjeteve sociale me një postim tepër prekës, ku shpreh forcën, dashurinë dhe admirimin e pakushtëzuar për nënën e saj.

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm/ Probleme me energjinë dhe qarkullimin rrugor, ka të lënduar (EPIQENDRA)

Krahas një fotografie nga ambientet spitalore, këngëtarja e quan të ëmën “forca ime, jeta ime”, duke theksuar se edhe në momentet më të vështira ajo vazhdon të buzëqeshë dhe të mbetet e pathyeshme në shpirt.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha e thotë sërish! Ja kush është

“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë. Edhe kur trupi lodhet, shpirti i saj mbetet i pathyeshëm,” shkruan Beatrix, duke e cilësuar nënën e saj si heroinën e jetës.

LEXO EDHE:  Soko ironizon Spiropalin: T’ia vësh fajin Belindës dhe të kursesh Ramën nuk është përballje, është negociatë

Ky moment i ndarë publikisht ka shërbyer gjithashtu si një mesazh shprese dhe kurajoje për të gjithë ata që po përballen me sfida të ngjashme shëndetësore.

Published inLAJMI