Skip to content

IGJEUM paralajmeron per përmbytje! Ja qytetet që rrezikohen

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Nesër në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

LEXO EDHE:  “69 mijë euro për operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”, Bardhi denoncon Ballukun: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

LEXO EDHE:  Pse po vd*sin të rinjtë shqiptarë nga infarkti? Mjeku Altin Veshti: Zbulojeni njëherë e mirë, dhe çfarë të bëni të mos iu ndodhë

PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

LEXO EDHE:  Veliaj nis h*kmarrjen nga burgu ndaj njerëzve të Ramës, shkarkon tre KOKAT e mëdha. Kryeministri do

Në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

TEMPERATURA
Nesër (e shtunë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

Published inLAJMI