Deputetja e Partisë Socialiste, Koçeku, ka zbuluar se brenda grupit parlamentar të mazhorancës ka pakënaqësi për situatën aktuale, duke bërë të ditur se disa deputetë po shqyrtojnë edhe mundësinë e largimit nga radhët e Partisë Socialiste.
E pyetur nëse kryeministri Edi Rama vijon të ketë nën kontroll grupin parlamentar socialist, Koçeku pranoi se ekzistojnë pakënaqësi mes deputetëve, duke shprehur se ata janë duke menduar dhe largimin nga Partia Socialiste.
“Ka deputetë që mendojnë largimin dhe kanë pakënaqësi brenda vetes, por nëse kjo nuk përkthehet në një veprim të mirëfilltë politik, nuk ka vlerë”, u shpreh deputetja.
