Sipas raportimeve të mediave të huaja, të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet e zonës për ndihmë mjekësore. Dyshohet se shkak i përplasjes masive është bërë mjegulla e dendur, e cila ka kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesve të mjeteve.
Përplasjet kanë ndodhur në të dyja anët e autostradës, ku disa automjete janë përmbysur, ndërsa të tjera kanë përfunduar jashtë rrugës.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për nxjerrjen e personave që raportohet se kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të shkatërruara.
Ndërkohë, autoritetet pritet të nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, sapo të përfundojnë operacionet e shpëtimit.
