Skip to content

“2.4 mln € një projekt”/ Lala nxjerr mesazhin e biznesmenit: Arkitektin e kishte paracaktuar Rama

Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë publike dëshminë e një biznesmeni nga Vlora, i cili i ka shkruar për të denoncuar kostot dhe procedurat që, sipas tij, iu kërkuan për një projekt.

Në emisionin “Prime” në News24, Lala tregoi se biznesmeni i kishte rrëfyer se kishte paguar 350 mijë euro kapar për një arkitekt, ndërsa kishte rënë dakord të paguante edhe 200 mijë euro të tjera pas përfundimit të projektit.

LEXO EDHE:  ‘Dridhet’ Haga – Politikani i fuqishëm botëror kërkon lirimin e menjehershëm të Thaçit dhe të tjerëve

Por, kur e dorëzoi projektin në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHT), iu komunikua se duhej të merrte një arkitekt nga ata që, sipas denoncimit, ishin caktuar nga kryeministri.

LEXO EDHE:  Eurodeputeti italian kërkon shpjegime për rastin “Veliaj”: Çështja do ngrihet në Parlamentin Europian

“Për një projekt pagova një arkitekt 350 mijë euro kapar dhe do të paguaja 200 mijë të tjera pas projektit. Kur e çoj projektin në AZHT, më thonë se duhet të merrja arkitekt nga ata që janë caktuar nga kryeministri. Më shkoi i gjithë projekti 2.4 milionë euro”, ishte mesazhi që Lala bëri publik.

Published inLAJMI