Skip to content

Ndryshon strategjia e protestës studentore. Ja çfarë do ndodhë çdo të mërkurë dhe të shtunë?

Pas një periudhe protestash dhe mungesash në mësim, studentët kanë vendosur të rikthehen pjesërisht në auditore me qëllim shpëtimin e vitit akademik, i cili u rrezikua nga humbja e orëve të mësimit.

Megjithatë, revolta studentore do të vijojë me një formë të re organizimi. Studentët kanë vendosur që çdo të mërkurë të aplikohet bojkot total në të gjitha fakultetet e vendit, ditë në të cilën asnjë student apo pedagog nuk do të merr pjesë në procesin mësimor.

LEXO EDHE:  Policia gjobit 21 persona: Bllokuan rrugën dhe qarkullimin e makinave

Ndërkohë, ditët e shtuna do të rezervohen për protesta kombëtare masive për të mbajtur presionin ndaj institucioneve.

LEXO EDHE:  Jepet lajmi i mirë/ Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka dalë në mbështetje të kësaj kauze, ndërsa u është kërkuar mirëkuptimi drejtuesve të arsimit të lartë për rregullimin e strukturës mësimore.

LEXO EDHE:  komenton Erion Braçe, kandidaturën e mundshme të Arbër Hajdarit për Bashkinë e Tiranës?

Studentët nëvizojnë se kushtet e vështira në fakultete dhe mungesa e bazës materiale për praktikat mbeten shqetësimet kryesore, duke e parë bojkotin e pjesshëm si mjet presioni për të siguruar arsim cilësor.

Published inLAJMI