Skip to content

Gruaja me pranga në duar del nga dritarja e makinës së policisë! Ia mbath me vrap

Një video po bën xhiron e mediave sociale pasi tregon momentin kur një grua arrin të arratiset nga mjeti i policisë në Michigan të SHBA-së. Arratisja e saj e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve nëpër botë teksa ajo arrin të arratiset përmes dritares së mjetit pavarësisht se kishte duar e prangosura.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhur të shtunën pasdite në zonën e Muskegon Heights pas një kontrolli rutinë të policisë në një automjet. Sipas autoriteteve, për njërën prej pasagjereve ekzistonte një urdhër arresti për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

LEXO EDHE:  Edi Rama, nën hetim nga SPAK për ndarjen e Shqipërisë në copa me miqtë e vet.

Identiteti i saj u konfirmua përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe më pas ajo u prangos. Ajo u la në pjesën e pasme të një makine patrullimi. Siç shihet në video, gruaja shfrytëzoi dritaren gjysmë të hapur të automjetit dhe arriti të nxirrte trupin e saj jashtë, pavarësisht kufizimeve të prangave.

LEXO EDHE:  Fundi i martesës 27-vjeçare me Ilir Metën, Monika Kryemadhi e thotë troç: Jam mirë vetëm, më mirë se të rri ti laj brekët dhe ta …

Me lëvizje të kujdesshme, ajo doli nga dritarja dhe iku me vrap, pa u vënë re menjëherë nga oficerët e policisë që ndodheshin aty pranë.

Mungesa e saj u vu re pak kohë më vonë, kur një oficer policie iu afrua makinës së patrullës dhe zbuloi se gruaja ishte zhdukur, gjë që nxiti një mobilizim të menjëhershëm për ta gjetur atë.

LEXO EDHE:  Pushime falas për beqarët: Ky shtet ofron udhëtim falas, me gjithë shpenzimet e paguara, dhe jo vetëm..

Menjëherë pas kësaj, një banor vendas raportoi një tentativë vjedhjeje, afërsisht një orë pas arratisjes. Autoritetet po hetojnë mundësinë që e arratisura të ketë lidhje me incidentin ndërsa ende nuk është kapur.

Video Player

Published inLAJMI