Skip to content

Aksident i rëndë në vend, përplasen dy makina, plagosen dy persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:  Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK regjistron procedim penal! Dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini (VIDEO)

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf”, që udhëtonte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip “Benz”, i cili po lëvizte në kahun e kundërt, nga Vlora drejt Orikumit.

LEXO EDHE:  Incident tr*nditës në Klinikën e Gjinekologjisë: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjerja e njërit prej automjeteve.

Dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Published inLAJMI