Skip to content

Shqiptari vdes pasi ra në gropën e ashensorit në Itali! (

Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë, ku po zhvillohen punime rikonstruksioni në një ndërtesë.

Viktima, pronar i një kompanie të specializuar për ndërtime muresh në Sossano, në provincën e Vicenzës, dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe ka vdekur si pasojë e rënies.

LEXO EDHE:  IGJEUM jep alarmin e madh për pasditen e sotme: Reshje shumë intensive, rrezik për vërshime lumenjsh! Ja zonat më problematike

Trupin e kanë gjetur efektivët e patrullave të policisë së komisariatit të Padovës, të cilët hynë në objekt gjatë natës së kaluar, pas alarmit të dhënë nga familjarët, të cilët, falë gjeolokalizimit në telefonin celular, shihnin se ai nuk po largohej nga zona e kantierit.

LEXO EDHE:  “Uroj mos ndodhë”/ Fevziu i shqetësuar, ministri reagon

Në fakt, personi nuk kishte dhënë më asnjë njoftim për veten që nga orët e para të pasdites dhe furgoni i tij kishte mbetur i parkuar jo shumë larg ndërtesës, me kasën e ngarkesës ende të hapur.

LEXO EDHE:  Alfred Cako paralajmëron shqiptarët: Siguroni ushqime për 6 muaj

Pasi hynë në objekt, efektivët i ranë celularit të 51-vjeçarit, duke arritur kështu te hapësira e ashensorit, ku e gjetën burrin pa shenja jete.

Përveç efektivëve të policisë, në vendngjarje ndërhynë edhe personeli i 118-ës dhe zjarrfikësit. Hetimet për të sqaruar shkaqet e incidentit janë ende në vazhdim./Mattinopadova

Published inLAJMI