Skip to content

Stuhi shkatërruese/ 5 të vd*kur dhe 265 të p*lagosur, dëme të mëdha në mijëra banesa

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin Tupancireta, në jug të Brazilit, duke shkaktuar pesë viktima dhe 265 të plagosur. Erërat me shpejtësi deri në 114 km/orë shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, duke shkatërruar banesa dhe infrastrukturën e qytetit.

Sipas autoriteteve lokale, nga stuhia u dëmtuan rreth 8 mijë banesa nga 8,600 që ka gjithsej qyteti, i cili ndodhet në shtetin Rio Grande do Sul dhe ka rreth 20 mijë banorë.

LEXO EDHE:  “69 mijë euro për operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”, Bardhi denoncon Ballukun: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

Fenomeni zgjati më pak se një orë, por mjaftoi për të shkulur çatitë e banesave, për të shembur mure, për të rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike. Si pasojë, zona mbeti pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Për shkak të dëmeve, pothuajse të gjithë banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa një pjesë e tyre gjetën strehim të përkohshëm në ambiente publike.

LEXO EDHE:  një prej të rinjve që mori pjesë në dialogun e Edi Ramës në Pallatin e Brigadave është Mateo Seferi, djali i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi.

Qeveria federale ka shpallur gjendjen e katastrofës në rajon, duke mundësuar mobilizimin e burimeve për përballimin e situatës. Rreth 200 ushtarë janë angazhuar në pastrimin e rrugëve dhe largimin e mbeturinave, ndërsa një ekip mjekësor po vlerëson situatën pas dëmtimit të spitalit të qytetit.

LEXO EDHE:  E BUJSHME! “Nëse bie Tirana, vendi përgatitet për rotacion politik”, deklarata e bujshme nga …

Mbrojtja Civile e ka cilësuar fenomenin si një stuhi “superqelizore”, e cila karakterizohet nga intensiteti i lartë dhe mund të paraprijë formimin e tornadove. Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që gjatë këtij episodi të jetë formuar edhe një tornado.

Ndrysho madhesinë

Aa

Published inLAJMI