Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në lagjen Favoriten të Vjenës ka shkaktuar evakuimin e 52 personave nga një ndërtesë tetëkatëshe.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, flakët shpërthyen rreth orës 05:30, ndërsa tymi i dendur u përhap me shpejtësi në shkallët e ndërtesës, duke bllokuar rrugën e daljes për banorët.
Për shkak të situatës, shumë prej tyre mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre dhe nuk mundën të largoheshin vetë nga godina.
Kur ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje, një numër i madh banorësh ndodheshin në dritaret e apartamenteve, duke kërkuar ndihmë.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, gjithsej 52 persona u evakuuan nga ndërtesa. Ngjarja u raportua nga mediat austriake, përfshirë Hoyte.
