Skip to content

Studentët n’Protestë distancohen nga partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”: Nuk jemi pjesë

Në një qëndrim publik, studentët theksojnë se që prej 31 majit kanë mbështetur protestën dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar se fryma e krijuar nga kjo revoltë qytetare i tejkalon ndasitë partiake dhe bindjet individuale.

Ata nënvizojnë se, pavarësisht zhvillimeve të fundit dhe protestës së 13 tetorit, qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar. Sipas tyre, secili është i lirë të ndërmarrë iniciativa politike, por kjo nuk duhet të bëhet në emër të komunitetit “Studentët n’Protestë”.

LEXO EDHE:  E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, nga pallati në Astir

Reagimi vjen një ditë pasi një grup studentësh, të rinjsh, pedagogësh dhe profesionistësh njoftuan krijimin e forcës së re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë”. Nisma synon të mbështetet te drejtësia, meritokracia, transparenca dhe përgjegjshmëria, ndërsa ka nisur edhe mbledhja e firmave për themelimin e partisë.

Published inLAJMI