Skip to content

Iu vra shoku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në Itali, shqiptari arratiset i veshur vetëm me brekë, ai paska bërë

Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, në kërkim shqiptari që u arratis vetëm me të brendshme

Autoritetet italiane kanë intensifikuar kërkimet për 37-vjeçarin shqiptar Ervis Murra, i cili ndodhet në arrati pas një përplasjeje të armatosur me policinë në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.

LEXO EDHE:  Protestë kombëtare në Tiranë në Ditën e Pavarësisë, 2 mijë efektivë në terren

Ngjarja u regjistrua të premten, më 27 nëntor, gjatë një operacioni policor në një banesë të izoluar, ku ndodheshin tre persona. Shkëmbimi i zjarrit përfundoi me vdekjen e një shtetasi shqiptar, arrestimin e një personi tjetër dhe largimin e Murrës.

LEXO EDHE:  Gripi dhe 3 viruse të tjera pushtojnë Europën/ Ekspertët zbulojnë grupet më të rrezikuara dhe masat që duhen marrë

Sipas mediave italiane, përfshirë “Ottopagine”, një detaj i pazakontë i ngjarjes është se 37-vjeçari arriti të arratisej nga banesa i veshur vetëm me të brendshme, duke humbur gjurmët në zonat rurale të Venetos.

Forca të shumta policore janë angazhuar në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e shqiptarit, ndërsa autoritetet italiane nuk përjashtojnë mundësinë që ai të jetë i armatosur.

LEXO EDHE:  I tha qeros dhe pse e kishte nga sëmundja! Ilir Demalia e pëson keq, bën reagimin urgjent për Osman Stafën: Nuk e dija, do doja që

Kërkimet vijojnë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes së armatosur.

Published inLAJMI