Sot, në Ditën e Pavarësisë, në kryeqytet pritet që të zhvillohet protestë kombëtare. Studentët dhe opozita do të protestojnë kundër qeverisë. Protesta pritet të nisë në orën 10:00. Protestuesit fillimisht do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.Sot, në Ditën e Pavarësisë, në kryeqytet pritet që të zhvillohet protestë kombëtare. Studentët dhe opozita do të protestojnë kundër qeverisë. Protesta pritet të nisë në orën 10:00. Protestuesit fillimisht do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.Sipas raportimeve Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës.
Rreth 2 mijë efektivë do të jenë në terren. Në gatishmëri do të jenë forcat e FNSH-së, njësitë Shqiponja dhe Policia Rrugore. Masat e sigurisë do të shtrihen edhe në institucionet kryesore, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Kryeministrinë, Parlamentin dhe selinë e Partisë Socialiste.
