Skip to content

Panik në një shkollë të mesme, shpërthen një fishekzjarr, plagosen rreth 40 nxënës

Rreth 40 nxënës kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një mjeti piroteknik në ambientet e një gjimnazi në Lion të Francës, mëngjesin e së hënës, 23 nëntor. Ngjarja shkaktoi panik mes nxënësve dhe stafit të shkollës.

Incidenti ndodhi rreth orës 09:55, gjatë pushimit mes orëve të mësimit, në gjimnazin “La Martinière Monplaisir”, ku një mjet piroteknik u ndez dhe u hodh në mes të sallës së pritjes.

LEXO EDHE:  Edi Rama publikon PAMJET: Dialog me studentët që besojnë te protesta jo te gurët!

Sipas drejtuesit të institucionit, rreth 40 nxënës pësuan lëndime të lehta ose përjetuan gjendje shoku. Ata morën ndihmën e parë në infermierinë e shkollës, ndërsa nuk raportohet për dëmtime të rënda.

LEXO EDHE:  E fundit! Edi Rama bën gati ndryshimin e qeverisë! Dalin emrat e atyre që ikin, dhe postet e mëdha që do merren

Dy nxënës janë identifikuar si të dyshuar për ngjarjen dhe janë arrestuar nga autoritetet, bëri të ditur drejtori në një komunikim me prindërit.

Pas incidentit, mësuesit vendosën të ndërpresin mësimin gjatë orëve të pasdites, në shenjë reagimi ndaj ngjarjes dhe shqetësimeve për sigurinë në ambientet e shkollës.

LEXO EDHE:  “Çifti me jetë të lumtur” Policia ngel pa mend nga hajdutët në Ballsh, me makinë nuse e pësojnë keq

Sipas medias franceze “Le Progrès”, ky nuk është rasti i parë i ngjashëm në këtë institucion. Javën e kaluar, këshilltarja kryesore e arsimit dhe drejtori i gjimnazit mbetën të plagosur pasi në ambientet e shkollës u hodhën mjete piroteknike.

Incidentet e përsëritura kanë shtuar shqetësimin për sigurinë e nxënësve dhe stafit, ndërsa autoritetet po vijojnë të hetojnë ngjarjet.

Published inLAJMI