Skip to content

Samanda, studentja që u përball me policinë rrëfen mes lotësh: Jam e vogël, nuk di si formohet një qeveri

Samanda Toçka vjen në Grida Duma Podcast me një rrëfim të ndjerë për familjen e shpërndarë nëpër botë, vështirësitë ekonomike dhe zhgënjimin e një brezi që kërkon të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri.

“Ne nuk duam të djegim asgjë! Ne nuk na kanë dëgjuar!”, shprehet Samanda, duke shpjeguar mes lotësh revoltën e të rinjve që protestojnë për më shumë mundësi dhe një jetë më të mirë.

LEXO EDHE:  “Suel Çela paguan rrogat e

Vetëm 22 vjeçe, ajo tregon vështirësitë për të përballuar jetesën në Tiranë, ku nga një pagë prej 500 mijë lekësh të vjetra, 400 mijë i shkojnë për qiranë. “Punoj shtatë ditë në javë! Nuk takoja dot familjen”, rrëfen ajo, ndërsa shtron pyetjen se si mund të blejë një apartament një i ri me këto të ardhura.

LEXO EDHE:  Ligji i ri! 1 vit burg për shefin ose kolegun që të fyen dhe të poshtëron në punë

Samanda flet edhe për zhgënjimin pas përpjekjeve për të gjetur punë në administratë, ku, sipas saj, njohjet personale shpesh duket se vlejnë më shumë se diploma.

LEXO EDHE:  Sherr mes disa të dënuarve në burgun e Reçit,

“Jam 22 vjeç, nuk e di si formohet një qeveri! Asgjë nuk është e padukshme!”, thotë ajo, duke përcjellë mesazhin e një brezi që kërkon të dëgjohet.

Një rrëfim përtej protestës, për ëndrrat e parealizuara, familjen dhe dëshirën për të mos u detyruar të largohesh nga vendi yt.

Published inLAJMI