Skip to content

“Suel Çela paguan rrogat e

Sipas deklaratave të bëra në parlament, qeveria akuzohet se është e kapur nga krimi, duke u përmendur pretendimi tronditës se Suel Çela ka paguar rrogat e ministrave.

Kjo solli edhe ndërhyrjen e drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, i cili u përpoq t’i hiqte fjalën me argumentin se po shkelte procedurën dhe po fliste jashtë temës së paracaktuar. Megjithatë, kjo nuk e ndali fjalimin e ashpër të opozitës.

Akuzat u përshkallëzuan më tej kur u theksua se maxhoranca ka dalë nga zgjedhje të “plaçkitura” dhe se qëllimi i saj është vetëm mbrojtja e korrupsionit. Projekt-buxheti u cilësua nga Berisha si një vjedhje masive prej 10 miliardësh, e cila po realizohet përmes një pakete fiskale që ndëshkon drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Ky është ‘Visi i Peqinit’, Eskobari shqiptar që çoi në Europë tonelat: Eurot i groposi te ullinjtë

FJALA E BERISHËS

Bërtit tek shqiptarët! A e kuptoni ju, që çdo gjë mund të dukeni, po zyrtarë nuk jeni më? A e kuptoni që padrino të gjithë fjalën e kishte kundër jush, se po i vjen fundi? A e kuptoni ju? Se Suel Çela deklaroi që paguaj rroga ministrash. E më duket ka paguar… ka paguar apo jo?

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron rritjen e taksave për apartamentesh bosh: Nuk mund të mbahen si depo pasurie

A e kuptoni ju që s’keni asnjë të drejtë morale, ligjore, të merreni me buxhetin, të lutem!Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me çështje buxheti, ju s’keni legjitimitet! Ju keni humbur çdo legjitimitet. Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsionin. A e kuptoni ju që mullari i zi, në raportet e Bashkimit Europian qelbon Lubia dhe Palloshi i gjatë! Çfarë buxheti do të miratoni ju?!

Dhe mburreni! 10 miliardë vjedhje! 10 miliardë vjedhje! Me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve, a jetoni në Shqipëri apo jo?! A e dini ju se Eurostati deklaroi dje, se për shqiptarët të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar!

LEXO EDHE:  Nëse shihni këtë gjë në derën e shtëpisë tuaj, lajmëroni urgjent policinë

A e dinë qytetarët pse ndodh kjo? Sepse janë pjesëtuar prodhimi i përgjithshëm për frymë me gjithsej 2 milionë e 200 mijë shqiptarë. Por po t’i krahasosh me çmimet, shqiptarët janë më të varfrit në Evropë. Blejnë me çmime… në qoftë se maqedonasit, blejnë me çmime që janë 60%…

Published inLAJMI