Skip to content

Rama sulmon dy televizionet e medha: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng….

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dy media gjatë fjalimit të tij në Rinas. Pa përmendur emra, Rama i ka akuzuar këto televizione për përdorim të fondeve të paligjshme dhe për ndikim mbi organet e drejtësisë, duke i quajtur si ‘lavatriçe mediatike’.

LEXO EDHE:  Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit/ Borxhi kthehet në gj*kderdhje, pesë persona i vërsulen me th*ka kushëririt (Video)

“E di gjithashtu, e di që çke me të , që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua nga fajtorët e pahetuar ende gjermësot, ngritja e një lavatriçeje mediatike që kurdis sot e gjithë ditën ato “bombat çudibërëse” anti-qeveri, “Korrupsion – Korrupsion – Korrupsion, na mbyti korrupsioni”.

LEXO EDHE:  “Zoti është i madh”: Vogëlushja shqiptare sfidoi vd*ekjen dhe fitoi betejën për jetën!

E di edhe që një tjetër televizion “Korrupsion – Korrupsion – Korrupsion, na mbyti korrupsioni”, i ushqyer nga paratë e evazionit marramendës fiskal, ka marrë peng një prokurori të tërë në Tiranë, ku në vend se të thirret evazori i madh për të dhënë llogari për milionat e detyrimeve ndaj shtetit, prokurorët e trembur dhe të tredhur prej tij, hapin çështje për të trembur punonjësit e tatimeve që denoncojnë evazorin” – tha Rama. /LAPSI.al

Published inLAJMI