Skip to content

Zgjedhjet lokale të 9 majit/ PS shqyrton emrat për 46 bashkitë, ja kush përflitet si kandidat në Tiranë dhe qytetet e tjera

6 muaj përpara zgjedhjeve lokale, partitë politike ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre për 9 majin.

Megjithatë, në kampin rozë janë intensifikuar mbledhjet me mbajtjen e Asamblesë Kombëtare dhe Asamblesë së Tiranës.

Sfida më e vështirë e socialistëve do të jetë kryeqyteti, ku deri më tani brenda forumeve përfliten 3 emra si kandidatura të mundshme.

LEXO EDHE:  E cilësuar si “nona e revolucionit”, protestuesja bëhet virale në mediat ndërkombëtare me thirrjen kundër Ramës

Ministri i Brendshëm Ervin Demo, zv.kryeministrja Albana Kociu dhe drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, janë figurat politike që mund të garojnë për bashkinë më të madhe në vend.

Në 3 bashkitë e tjera të qarkut, pritet rikandidimi i Rakip Sulit në Kamëz, i Blerim Sherës në Vorë, ndërsa në Kavajë emri që përflitet për të kandiduar nën siglën e Partisë Socialiste është ai i drejtorit të spitalit, Arben Rugia.

LEXO EDHE:  Vetëm 100 euro në muaj për qytetar/ Eurostat e rendit Shqipërinë të fundit në Europë për mbrojtjen sociale

Me hartën e re territoriale, Bashkia e Elbasanit do të jetë më e madhe, duke përfshirë edhe Belshin e Cërrikun. Pritet që mazhoranca të shkojë me kandidaturën e ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, në këtë bashki.

LEXO EDHE:  Djalin e la zemra sapo i vd*q i ati në Lushnjë! Mjekët ngelin pa mend kur i hapin trupin, ja çfarë i kishte ndodhur

Një tjetër bashki me peshë elektorale është edhe ajo e Durrësit. Një nga emrat që përflitet brenda kampit socialist për të garuar është ai i deputetit të qarkut, Ani Dyrmishi.

Megjithatë, fjalën e fundit për emrat e 46 kandidatëve për kryebashkiakë do ta thonë kryeministri Edi Rama dhe kryesia e Partisë Socialiste.

Published inLAJMI