Skip to content

E cilësuar si “nona e revolucionit”, protestuesja bëhet virale në mediat ndërkombëtare me thirrjen kundër Ramës

“Një grua e moshuar nga Tirana është bërë një nga fytyrat më të njohura të protestave antiqeveritare në Shqipëri, – raportojnë mediat ndërkombëtare. Pa gurë dhe kokteje molotovi, por me afishe që shkruajnë “Rama jep dorëheqjen”, ajo përballë mburojat e policisë së trazirave, ka fituar titullin “gjyshja e revolucionit”

Në vend të gurëve ose objekteve të tjera, ajo mban afishe dhe i vendos ato në mburojat e policisë gjatë protestave dhe trazirave. Mesazhi i shkruar në to është i qartë: “RAAMA JEEPE DORËHEQJEN”. Prania nëpër protesta i ka dhënë asaj nofkën “Nona e Revolucionit”. Mediat e huaja e kanë përkthyer si “gjyshja e revolucionit”. Ajo shfaqet vazhdimisht para oficerëve të policisë, u afrohet mburojave të tyre dhe jep mesazhet e saj, një gjest simbolik proteste që ka tërhequr vëmendjen.
Video e publikuar nga “Al Jazeera” është marrë kryesisht nga gazetarët dhe mediat greke duke bërë jehonë ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë 22 vjeçarja që ndau sëmundjen e saj në rrjetet sociale (EMRI)

Imazhi i saj nxjerr në pah një formë të ndryshme rezistence ndaj protestave antiqeveritare që po zhvillohen në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Më dhemb ta them por syri i keq…! Nusja e djalit të Ilir Metës bën deklaratën e papritur për marrëdhënien e saj

Prania e grave të moshuara në betejat shoqërore dhe politike nuk është, në fund të fundit, diçka e re. Në shumë vende, nënat, motrat dhe gjyshet kanë qenë në vijën e parë të protestave, duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave qeveritare.

LEXO EDHE:  “Çifti me jetë të lumtur” Policia ngel pa mend nga hajdutët në Ballsh, me makinë nuse e pësojnë keq
Published inLAJMI