Skip to content

Kryeministri Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë,

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00 tek Akademia e Arteve dhe pritet që zhvillimi i saj të jetë me dyer të mbyllura, por ende s’ka një njoftim zyrtar.

Mbledhja e kësaj të shtune vjen vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar më 14 nëntor në Gjirin e Lalëzit, ku u diskutua riorganizimi i partisë dhe angazhimi i strukturave në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

LEXO EDHE:  Kush është një prej të rinjve që mori pjesë në dialogun e Edi Ramës

Ndërkohë ditën e premten, kreu i qeverisë mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në godinën e Kryeministrisë. Në fokus të takimit ishin përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe hapat për organizimin e fushatës së socialistëve.

LEXO EDHE:  Burri i merr jetën gruas dhe tre fëmijët e tyre

 

Published inLAJMI