Marrëdhënia mes Selin dhe Gimbos duket se ka hyrë në një moment të tensionuar në “Big Brother VIP”, pas një situate të ndodhur menjëherë pas transmetimit të një klipi gjatë Prime.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, shihet momenti kur Selin shtyn Gimbon.
Ngjarja ndodhi pasi në Prime u transmetua një klip që lidhej me raportin mes dy banorëve, duke rritur tensionin mes tyre.
Pas klipit, Selin duket e irrituar dhe gjatë një momenti shtyn Gimbon, duke shtuar dyshimet se marrëdhënia mes tyre mund të jetë krisur.
Situata është komentuar gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit po diskutojnë nëse kjo përplasje shënon fundin e raportit mes Selin dhe Gimbos brenda shtëpisë së BBV.
Mbetet për t’u parë nëse dy banorët do të sqarojnë situatën mes tyre apo nëse tensioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
