Skip to content

Zjarr masiv në një fabrikë ëmbëlsirash

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që përfshiu një fabrikë ëmbëlsirash në perëndim të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta.

Zjarri shpërtheu pasditen e së shtunës në ambientet e kompanisë PT Fonua Agung Mulia, e vendosur në provincën Banten, rreth 50 kilometra larg Xhakartës.

LEXO EDHE:  Sk*ndal në b*rgun 313! Ilir Metës nuk i lënë rrush në qeli “se e bën raki”, zbulohen detajet e pabesueshme

Lajmi u konfirmua të dielën nga autoritetet e kërkim-shpëtimit, të cilat bënë të ditur se numri i personave të zhdukur është ulur në 36, ndërsa tre persona janë konfirmuar të vdekur.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha e thotë sërish! Ja kush është

Sipas zyrtarit të kërkim-shpëtimit, Rizki Dwiyanto, katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në qendrat shëndetësore për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, por puna e ekipeve është vështirësuar për shkak se zjarri vazhdon të jetë aktiv në disa pjesë të kompleksit industrial.

LEXO EDHE:  Pas disa refuzimesh, Rama nis dialogun me protestuesit: Me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të zjarrit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi atë që mund të ketë shkaktuar flakët.

Published inLAJMI