Skip to content

Lajm i papritur vetem 24 ore nga PRIME i Bigut!

Ditën e sotme, Vëllai i Madh iu dha banorëve mundësinë për të nisur “Ditën perfekte”. Loja ishte që të gjithë banorët do të zgjoheshin sapo të binte gongu, do të visheshin njëkohësisht, do të bënin një përqafim në grup, do lanin dhëmbët së bashku, do bënin dush të gjithë bashkë, do hanin mëngjes bashkë. Çdo gjë do e bënin bashkë pa u ndarë.

LEXO EDHE:  Duke i quajtur “ballist” dha urdhëra për angazhim më të madh në terren, çfarë i tha Rama socialistëve në Asamble me dyer të mbyllura

Pesë banorë të zgjedhur nga lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Seno, kishin edhe një detyrë, që të bënin kosh në një kuti që ndodhej te tavolina në living.

Nëse Vëllai i Madh shikonte që loja nuk po respektohej nga të gjithë banorët, do i binte gongut që banorët të flinin sërish dhe t’a nisnin sfidën sërish nga fillimi.

LEXO EDHE:  “Çifti me jetë të lumtur” Policia ngel pa mend nga hajdutët në Ballsh, me makinë nuse e pësojnë keq

E një gjë e tillë ndodhi disa herë, pasi disa prej tyre refuzuan që t’a kryenin lojën. E si pasojë, Vëllai i Madh futi në shtëpi një zarf të kuq, ku thuhej se loja dështoi e për këtë arsye do të ketë penalizime.

LEXO EDHE:  Kush është një prej të rinjve që mori pjesë në dialogun e Edi Ramës

“Banorë, Vëllai i Madh iu dha disa herë mundësinë për të nisur “Ditën perfekte”, por ju me vetëdije zgjodhët që të mos respektonit rregullat e lojës. Si pasojë do të përballeni me penalizime”, shkruhej në zarfin e kuq.

Tashmë publiku është kurioz se çfarë dënimi do të marrin banorët.

 

Published inLAJMI