Pas përfundimit të fjalimeve publike të kryeministrit Edi Rama, Ogerta Manastirliut, Ervin Demos dhe Piro Vëngut, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ka vijuar me dyer të mbyllura.
Sipas burimeve të Top Channel, gjatë diskutimeve, Rama ka theksuar sërish nevojën për një angazhim më të fortë të të gjitha strukturave të PS-së në Tiranë.
Gjatë diskutimeve, Rama ka vënë sërish theksin te nevoja për mobilizimin e strukturave socialiste në kryeqytet, duke kërkuar një angazhim më të madh në terren.
Kryeministri ka rikthyer në vëmendje edhe rastin e shkarkimit të drejtoreshës së Policisë Bashkiake të Tiranës, për të cilin kishte folur edhe gjatë fjalimit publik.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, nuk kanë munguar as batutat. Rama i është drejtuar sërish Halit Valterit, i njohur si një nga njerëzit besnikë të Erion Veliajt, duke e quajtur me humor si “ballist”.
