Skip to content

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4? Ja si përgjigjet ministri

Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi dha një përgjigje për lajmin nëse makinat e vjetra do të dalin nga qarkullimi.

Ministria tha se ka një keqinterpretim të strategjisë së miratuar për automjetet që ndotin ambientin.

Sipas tij në vitin e ardhshëm nuk ka ndryshim të mjeteve që do të qarkullojnë në vend

LEXO EDHE:  Rama tregon NDRYSHIMIN e madh që po ndodh në Shqipëri.

“Unë mund të them se ka një keqinterpretim se si është lexuar strategjia. Ajo ç’ka ka interes për qytetarët është fakti se në vitin, që vjen nuk do të ketë heqje nga tregu të mjeteve euro 3 apo euro 4. Ato do të vijojnë të qarkullojnë njësoj si sot. Ligji parashikon ndalimin e importit të tyre, por jo qarkullimin”, tha ministri

LEXO EDHE:  Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri / Analizat zbulojnë nivelet disa herë më të larta se normat e BE-së

Por a do të ketë një vendimmarrje të re mjetet që do të lejohen të importohen në vitin që vjen, euro 6?

“Ne do të ecim me standardet e Bashkimit Europian. Në çdo rast edhe nëse do të marrim një vendim të tillë ne do të informojmë më parë qytetarët dhe bizneset e fushës. Nuk do të jetë një vendim i pa informuar më parë”, sqaroi Karakaçi në e-Zone.

Published inLAJMI