Skip to content

Në qeli që prej shkurtit 2025, Veliaj reagon sërish nga burgu

Edhe pse ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shprehet se aktiviteti i institucionit që drejton vijon pa ndërprerje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj është ndalur te disa prej projekteve dhe nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës gjatë javës së fundit, duke nënvizuar se vështirësitë nuk e kanë penguar vijimin e punës.

LEXO EDHE:  Dyshime për h*lmim në një kopsht në Vlorë! Shtatë f*mijë paraqiten në pediatri

Mes çështjeve të përmendura janë 1,800 kreditë e buta për familjet e kryeqytetit, për të cilat shprehet se ndihet krenar, avancimi i punimeve për shkollën e re në zonën e Astirit, si dhe projekti i parkingut pranë Pazarit të Ri. Veliaj e ka shoqëruar reagimin me mesazhin se vullneti për të punuar mundëson gjetjen e zgjidhjeve edhe në situata të vështira.

LEXO EDHE:  Motra i merr pensionin, ai ur*non në shtrat! Burri jeton nē

Postimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

Puna nuk ndalet në Tiranë dhe java që sapo mbyllëm na tregoi se aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje.

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian i jep Shqipërisë

Jam krenar që ia dolëm të jepnim 1800 kredi të buta për familjet e Tiranës, të ecim me punimet në shkollën e re në Astir, që do të jetë gati për vitin tjetër shkollor, dhe parkingun e ri te Pazari i Ri, e plot punë të tjera për qytetin.

Published inLAJMI