Skip to content

Tr*gjedi në një shkollë fillore në SHBA, 16-vjeçari vr*t tre fë mijë dhe një mësues

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Oregonit në SHBA, ku një 16-vjeçar ka vrarë tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore, përpara se të vritej nga një person i pranishëm në vendngjarje, bëri të ditur policia, raporton BBC.

LEXO EDHE:  “E kishe emrin Mal, po ja që dhe malet u rrëzuakan!”, miqtë e policit të Vlorës përlotin me DEDIKIMET, Ermal Lulaj vdiq pas përplasjes me skrepin

Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në shkollën fillore “Silver Rail”, në qytetin e Bendit. Sipas shefit të policisë së qytetit, Mike Krantz, adoleshenti hyri me forcë në ambientet e shkollës duke qëlluar me armë zjarri drejt dyerve të mbyllura.

LEXO EDHE:  Nga Rama, Ibrahimovic e deri te s*ksi në det! Hygerta Sako “pa filtra”, moderatorja sportive i tregon “të gjitha”

Më pas, një pjesëtar i komunitetit e ndoqi autorin brenda shkollës dhe u përball me të, duke e qëlluar për vdekje, deklaroi Krantz.

Viktimat e mitura ishin përkatësisht 5, 8 dhe 11 vjeç. Ndërkohë, një fëmijë 7-vjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u transportuan në spital në gjendje kritike.

LEXO EDHE:  “Ky është Parlamenti bosh”/ Topalli: Turp, po kaloni 10 miliardë dollarë pa kryetar Kuvendi e pa kryeministër

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse 16-vjeçari kishte ndonjë lidhje me shkollën. Identiteti i tij dhe ai i viktimave nuk janë publikuar.

Published inLAJMI