Skip to content

Tragj*di e rëndë! Autobusi me pasagjerë përfshihet nga fl*kët, raportohet për viktima… (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten, më 26 nëntor 2026, ku një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët pas një përplasjeje.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në autostradën Badagry, në Lagos të Nigerisë, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital.

LEXO EDHE:  Akuzat se mori 500 mijë euro nga Agron Shehaj për ta bërë deputet, Lulzim Basha i jep përgjigjen e fortë Taulant Ballës

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se autobusi ka pësuar një defekt në sistemin e frenimit, duke bërë që shoferi të humbiste kontrollin e automjetit.

Autobusi është përfshirë nga flakët, duke bllokuar disa prej pasagjerëve në brendësi të tij.

LEXO EDHE:  “Cili është Puçi që planifikoi ti bënte Ramës”, Fevziu e pyet ‘A ka vjedhur vota PS’? Spiropali jep përgjigjen që çudit shqiptarët

Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe urgjencës kanë ndërhyrë për të shpëtuar personat që ndodheshin në automjet.

Sipas mediave lokale, shoferi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe aktualisht po kërkohet nga policia.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie, ndërsa numri i të lënduarve ndryshon në raportimet e deritanishme.

LEXO EDHE:  Nëse ke pak burrni, mos bëj humor në kurrizin tim

Published inLAJMI