TIRANË- Një debat në distancë është zhvilluar mes Ilir Demalisë, dhe gazetarit Osman Stafa, ndërsa të dy kanë hedhur akuza në drejtim të njëri tjetrit. Shkak për këtë është bërë një deklaratë e Demalisë, në studion e Ylli Rakipit, që pretendonte me humor se Osman Stafa kishte ambicie për të qenë kryebashkiak i Tiranës, ose i Cërrikut. Pretendime të tilla janë mohuar nga vetë gazetari, i cili shprehet se Demalia nëse do të bëjë humor në kurrizin e tij, fillimisht duhet të mos gënjejë.
Postimi i Osman Stafës: Ilir Demalia, mbrëmë në emisionin e Ylli Rakipit, në përpjekje për të më ironizuar, sajoi një bisedë që nuk ka ndodhur kurrë dhe më atribuoi fjalë që nuk i kam thënë asnjëherë.
Nuk kam zhvilluar asnjë bisedë të tillë për kandidimin në Bashkinë e Cërrikut dhe as kam deklaruar se më kërkojnë për kryeministër. S’ka sesi, se Cerriku s’është më as bashki. Po ku e di Demalia këtë. Atij ashtu i ka thënë partia, atë thotë. As nuk e verifikon me “trurin” e tij.
Ilir, ironia kërkon inteligjencë, ndërsa kritika kërkon argumente. Kur nuk ke as argumente dhe as aftësinë për të bërë ironi, nuk të mbetet veçse të sajosh. E kam vënë re se është bërë sport për ty. Por të bëhesh qesharak në sytë e shqiptarëve për ty s’është problem, se as skuqesh as nxihesh. Ky është sporti i atyre si ti, që janë pa karakter.
Herën tjetër, kur të duash të bësh humor në kurrizin tim, përpiqu të paktën të mos gënjesh, ose ma thuaj kur të më kesh përballë. Ne ke pak burrni.
Sa për gomarin që përmende mbrëmë, nuk kishe pse ta kërkoje jashtë studios. Mjaftonte një pasqyrë.
Ndërkohë që Demalia në postimin e tij ka shpërthyer në fyerje dhe ofendime personale ndaj Stafës, duke e quajtur provincial.
Postimi i Ilir Demalisë: Paska shkruajtur Osmani. Osmallitë e ri haxhiqamilste të Bulevardit 26 i kuptoj, i dhe si antropologii si gjyma bakri me këmbë me hark si mbeturina të fushatave osmane haxhiqamiliste te dum Babën.
Herë pas here paraqiten si “aktiviste” duke marë mikrofonin e orkartoreve me një urrejtje për arsye familiare që kanë me drejtësinë si fallsifikatore dhe hajdute bankash. I kuptoj, por nuk ja ka fajin urrejtja për manipulimin dhe fallsifikimi që i bën lajmeve ne raport me policinë.
Aty hypën në podium si Dumbabist, zbret nga nga podiumi orkartorise dhe vazhdon raportimin për neës 24. Kjo nuk ndodh kund në botë, por kjo është çeshtje e Neës 24 dhe standartet që ka kjo media. Diku tjeter nuk do të pranohej më të hynte në derën e medias. Po Shqipëri heasapi standarte osmanllare mediatike me Osman
Komplekset e provincialit dhe katundarit janë të rrezikshme, këtë po vuan sot Tirana. Prefekti Tironës Qazim Mulletja, ka thënë: Katnarët në Tironë, atdheu ne rrezik. Liliputët nuk bëhen dot lis. Dhe liliput dhe qeros veten nuk di si ta durosh. Osman o Osman je katran. Portestues, reporter, kamikaze në detin kos me luge në. brez?!!
