Katër persona tjerë janë arrestuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami.
Mes të arrestuarve është edhe ish-vjehrra e Arlindës, Nurije Sylaj, e cila dyshohet për shtyrje drejt vrasjes, si dhe ish-kunati i saj Driton Sylaj.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçe nga Peja, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.
