Skip to content

Përplasen dy automjete në aksin “Shkodër-Lezhë”, ndërron jetë në spital i moshuari

 

Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron rritjen e taksave për apartamentesh bosh: Nuk mund të mbahen si depo pasurie

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  zbulon “NJERIUN HIJE” që askush se përmend dot

Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme

Published inLAJMI