Studentja, Laura Kërtalli në një lidhje online për Euronews Albania me gazetarin Ilir Kazaferi ka folur lidhur me protestën e njoftuar më 28 nëntor.
Duke e cilësuar këtë datë si një ditë me simbolikë të madhe kombëtare, ajo u shpreh se festa më e bukur për shqiptarët do të ishte plotësimi i kërkesës kryesore të protestës që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Kërtalli theksoi se protesta ka marrë një mbështetje të gjerë, ndërsa shprehu shpresën se pjesëmarrja masive do t’i japë asaj legjitimitetin e duhur.
“Patjetër është ditë simbolike, por pse jo le të jetë dhe ditë feste. Nuk do të ishte aspak keq sikur në këtë ditë feste, festa më e madhe të ishte plotësimi i kërkesës kryesore që ka protesta dhe një protestë që është mbështetur shpirtërisht të paktën edhe nga një pjesë shumë e madhe e popullit shqiptar.
Fitore e madhe do të jetë, ditë feste do të jetë nëse kryeministri Rama jep dorëheqjen. Kështu që ne në këtë drejtim po shkojmë dhe shpresojmë shumë që të marri dhe një legjitimitet nga pjesëmarrja e madhe dhe nga simbol nga simbolika e kësaj dite. Shpesh parrullat kanë qenë le të jetë ky nëntori i tretë.
29 do jetë do jetë dita pas festës. Nëse 28 na e plotëson dëshirën e madhe kryeministri Rama për të dhënë dorëheqjen. 29 do të jetë ditë që ne jetojmë mbas kësaj feste dhe lumturisht të gjithë organizohemi për t’i dhënë një drejtim tjetër qeverisjes së Shqipërisë, në mënyra të ndryshme, me organizime të ndryshme, me një vizion tjetër dhe do jetë thjesht dita pas festës.
Janë me mijëra nuk mund të them një numër të caktuar por diaspora ka mbështetur gjithnjë dhe shifrat kanë qenë të tilla.
Kemi pasur të bëjmë me mijëra shqiptarë nga diaspora, por që ka pasur më tepër mbështetje në këtë në këtë ditë kjo ka qenë faktike dhe mendoj që mund të kemi dhe dyfishin e numrit që ka qenë më parë nga diaspora. Presim masivitet”, u shpreh ajo.
