Skip to content

A po vjen kthesa e madhe në protestën e studentëve? Blendi Klosi zbulon kushtin e Ramës

Blendi Klosi ka komentuar protestat e studentëve gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke deklaruar se qeveria është e gatshme për dialog, por vetëm nëse protestuesit distancohen nga dhuna.

“Jemi shumë të vëmendshëm të dëgjojmë kërkesat që kanë. Jemi të gatshëm, nga kryeministri deri te i fundit në kabinetin qeveritar. Nëse ndahen nga dhuna, do të kemi hapësira për të bërë dialog”, u shpreh Klosi.

LEXO EDHE:  Vjen paralajmërimi i madh nga studentët. Ja çfar do të ndodh në 28 nëntor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste pretendoi se pas incidenteve qëndrojnë edhe persona që nuk kanë lidhje me studentët, të cilët i cilësoi si “forca të errëta”.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Bordi i transparencës bën tjetër ndryshim në çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

“Në rastet kur forcat e errëta, që s’kanë lidhje me studentët, ndërhyjnë, shteti padyshim do të përgjigjet për të ruajtur qetësinë publike”, deklaroi ai.

Klosi theksoi gjithashtu se protesta nuk ka pasur jehonë në rrethe, ndërsa mbrojti veprimet e Policisë së Shtetit, duke pretenduar se efektivët nuk kanë qenë asnjëherë të parët që kanë ushtruar dhunë.

LEXO EDHE:  Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH

“Asnjëherë policia nuk ka vepruar e para. Policia është goditur, është vënë nën presion. Dhuna asnjëherë nuk ka filluar nga forcat e rendit”, përfundoi Klosi.

Published inLAJMI