Skip to content

Filip Cakulli jep nje detaj te ri per videot e publikuara

Në Shqipëri, sipas gazetarit Filip Çakuli, duket sikur po lind një gjykatë e re: “Gjykata e Dhomës së Gjumit”.

Një gjykatë pa Kushtetutë, pa prokuror dhe pa prova, ku mjaftojnë një telefon, një video dhe një turmë që jep verdiktin përpara se të nisë hetimi.

Por Çakuli ngre një kufi të qartë: fakti që njëri prej personave në një video intime është figurë publike, nuk e kthen automatikisht jetën private në çështje publike.

LEXO EDHE:  për qendrën hebreje në Tiranë

“Dhoma e gjumit nuk është zyrë shteti”, argumenton ai.

Sipas Çakulit, pyetjet e para duhet të jenë juridike: Kush e regjistroi videon? Kush e publikoi? Përse u publikua? A pati shantazh?

LEXO EDHE:  Pensionet në 2027, Ibrahimaj zbulon sa para shtesë do të marrin çdo muaj të moshuarit

Përgjigjet, sipas tij, kërkojnë prova dhe jo hamendësime.

Por historia ndryshon kur privatja lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e detyrës publike.

Nëse një sjellje private lidhet me korrupsion, konflikt interesi, abuzim me pushtetin, detyrim apo mashtrim në ushtrimin e detyrës, atëherë, sipas Çakulit, kufiri mes privatës dhe publikes fillon të zhduket.

LEXO EDHE:  Buxheti 2027/ Muçollari: Rama u mbledh paratë qytetarëve, asnjë shërbim nuk u ofron

Këtu hyn edhe morali politik.

Sepse morali, argumenton gazetari, nuk ka të bëjë me kontrollin e dhomës së gjumit të një politikani, por me një pyetje tjetër: a përputhet sjellja e tij me besimin që kërkon nga qytetarët?

Published inLAJMI