Skip to content

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Peshkopisë, duke nisur me intensitet të lartë dhe duke zbardhur brenda pak minutash rrugët dhe hapësirat e qytetit. Në zonat e thella malore, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e thella apo në akset rrugore në administrim të Bashkisë Dibër. Ndërkohë, trafik është krijuar në një pjesë të aksit Peshkopi–Maqellarë, në zonën e Melanit, ku janë konstatuar edhe disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Shkak për vështirësitë në qarkullim dyshohet të jetë mosndërrimi në kohë i gomave nga drejtuesit e mjeteve, ndonëse për zonat malore afati i përcaktuar për vendosjen e gomave dimërore është 15 nëntori. Video Player

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Peshkopisë, duke nisur me intensitet të lartë dhe duke zbardhur brenda pak minutash rrugët dhe hapësirat e qytetit.

Në zonat e thella malore, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e thella apo në akset rrugore në administrim të Bashkisë Dibër.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra hap 8,500 vende pune për vitin 2027

Ndërkohë, trafik është krijuar në një pjesë të aksit Peshkopi–Maqellarë, në zonën e Melanit, ku janë konstatuar edhe disa automjete të parkuara në anë të rrugës.

LEXO EDHE:  Studentët n’Protestë distancohen nga partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”: Nuk jemi pjesë

Shkak për vështirësitë në qarkullim dyshohet të jetë mosndërrimi në kohë i gomave nga drejtuesit e mjeteve, ndonëse për zonat malore afati i përcaktuar për vendosjen e gomave dimërore është 15 nëntori.

Video Player

Published inLAJMI