Skip to content

Levizje te tjera ne administraten shqiptare

Flauers Shoshi është emëruar në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT).

Deri më tani ai ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Shoshi zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Skerdi Drenova, i cili u shkarkua në ditët e fundit të vitit 2025.

Kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova, u shkarkua pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet.

LEXO EDHE:  E fundit! Operacion i madh policor në Elbasan! Ka disa të arrestuar, dalin detajet e forta

Vendimi është marrë pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët prej muajsh raportojnë mungesë serioze të ujit në banesat e tyre.

Sipas banorëve të disa zonave të Tiranës, furnizimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat më bazike të përditshmërisë, si higjiena personale, gatimi apo pastrimi.

LEXO EDHE:  Aksioni antidrogë merr një tjetër kthesë, AMP heton oficerët e policisë

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh dhe pakënaqësi në masë, veçanërisht për familjet me fëmijë, të moshuar apo persona me nevoja të veçanta.

Problematika është thelluar me kalimin e kohës dhe, sipas qytetarëve, nuk ka pësuar përmirësim as gjatë periudhës së dimrit, ndonëse në vend ka pasur reshje të shumta shiu.

LEXO EDHE:  Ç’po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Kjo ka ngritur pikëpyetje të forta, sidomos duke marrë parasysh faktin se liqeni i Bovillës, burimi kryesor i furnizimit me ujë për Tiranën, ka qenë i mbushur dhe pa probleme të dukshme në kapacitetin e tij.

 

Published inLAJMI