Skip to content

Nga i preferuari i Edi Ramës, në “harramin” e partisë ! Ish-kryebashkiaku socialist perfundon ne SPAK (VIDEO)

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur këtë të martë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-kryebashkiaku socialist nuk dihet ende se për çfarë është thirrur në Strukturën e Posaçme, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.

LEXO EDHE:  E enjtja sjell surpriza në dashuri dhe para! Horoskopi i 19 nëntorit zbulon cilat shenja do të kenë më shumë fat!

Kujtojmë se prej përfundimit të mandatit të tij në vitin 2023, Leli ka qenë pothuajse i “zhdukur” nga skena publike, duke mos pasur as reagime të shpeshta në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Beatrix ndan lajmin e ndjere per te shtrenjten e saj

Mjek mazherist me profesion, Dritan Leli u bë i njohur në politikë si Kryetar i Bashkisë së Vlorës për periudhën 2015-2023. Ai asokohe ishte i “preferuari” i socialistëve në Vlorë, mirëpo më vonë pati përplasje dhe mosmarrëveshje me drejtuesit e saj, çka solli dhe distancimin e tij nga strukturat e partisë.

LEXO EDHE:  “Ky është Parlamenti bosh”/ Topalli: Turp, po kaloni 10 miliardë dollarë pa kryetar Kuvendi e pa kryeministër

Published inLAJMI