Këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale pas një videoje që publikoi në TikTok me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të.
Në videon e shpërndarë, artistja ndau disa reflektime për jetën dhe arritjet e saj, ndërsa një fjali e veçantë tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
“Sapo mbusha 30 vjeçe, që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për tre dekada, por gjithashtu kam punën e ëndrrave të mia, një familje mbështetëse, miq të mirë, qetësi mendore dhe këtë vit do të publikoj edhe albumin tim të parë”, shprehet ajo në video.
Deklarata e saj u bë shpejt virale, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime mes ndjekësve në rrjetet sociale.
Disa përdorues e vlerësuan sinqeritetin e këngëtares dhe mesazhin e saj për fokusin te karriera dhe mirëqenia personale, ndërsa të tjerë e kthyen deklaratën në temë debati në platforma të ndryshme.
Enisa Nikaj, e cila prej vitesh ndërton karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara, ka paralajmëruar se gjatë këtij viti pritet të publikojë edhe albumin e saj të parë muzikor.
